E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji, Berisha: Ka filluar manipulimi masivisht! Nuk do njohim kurrë një zgjedhje të vjedhur

Zgjedhjet vendore janë ende edhe 3 muaj larg, por kreu i Partisë Demkratike, Sali Berisha, ka akuzuar se ka nisur një “manipulim masiv” i këtij procesi. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha patralajmëroi se nuk do ta njohë një proces zgjedhor, sipas tij, të bazuar mbi votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedheve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjia është vetëm një: vetëm revolucion”, tha Berisha.

Ai u ndal edhe te çështja e statutit të PD, ku tha se po “mbahet peng” vendimi i gjykatës, në mënyrë që, sipas tij, të pengohet pjesmarrja e tyre në zgjedhjet vendore. Edhe njëherë Berisha paralajmëroi për protesta “të fuqishme” me qëllim rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

“Ne jetojmë sot në kushtet e një monizmi të plotë. Ku një njeri, në traditën më të zezë të etërve të tij, në një etje të pashuar për pushtet dhe pasuri, ka vënë nën kontroll të gjitha pushtetet. Edi Rama sot, kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 1991. Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare të pluralizmit politike, përpiqet në mënyrën më antikushtetuese, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje. Të dashur miqtë e mi, me datën 25 mars, gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, të rithemelimit të PD-së. Ajo gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Që në këtë vendim, të nesërmen e zbardhjes së tij, në mënyrë automatike, ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Në çdo vend të lirë, kur një grup njerëzish vendosin të krijojnë një shoqatë apo parti, hartojnë statutin, firmosin dokumentin dhe gjykata vlerëson përputhjen e tyre me ligjin. Pra, kemi marrjen peng të vendimit të gjykatës, nga data 25 mars, gjer sot. Me qëllimin e vetëm të pengojë pjesëmarrjen e PD në zgjedhje. Ose të detyrojë PD-në të veprojë siç veproi para vendimit të gjykatës. Ne krijuam një koalicion dhe morëm një emër tjetër në koalicion. Por nuk kishim vendimin e gjykatës”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›