E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Inceneratorët/ Berisha: Drejtësia është fundosur me mbeturinat në Sharrë! Xhaçka e ka vendin në burg

Kryetari i Partisë Demokratike, zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha vijon me akuzat kundër qeverisë për atë që ai e quan afera e inceneratorëve. Në një dalje për media, Berisha shprehet se sipas tij mbeturinat po groposën në Sharrë e bashkë me ta edhe sistemi i drejtësisë. Berisha nuk heziton të shprehë rezerava ndaj qëndrimit të SPAK, ku sipas tij është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj. Ai bën thirrje shqiptarëve të ngrihen dhe marrin fatin e tyre në dorë.

“Çështje e parë dhe më kryesore është çështja e djegësave dhe organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama për këtë aferë. Ju patë, këto ditë, se si të gjitha plehrat, mbetjet, dheu, inertet, në kundërshtim flagrant me kontratën, nuk seleksionoheshin, në kundërshtim me betimin solemn të atij që nuk ka as besë dhe as moral, se aty po bëhet një mrekulli, thoshte Edi Rama, e patë se aty vazhdonte praktika e 25 viteve më parë, e groposjes. Pavarësisht se ka një kontratë që përcakton gjithçka ndryshe. Në fakt, aty nuk po groposoheshin, por aty po groposej sistemi i drejtësisë dhe shteti ligjor.

SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj. Nuk ka gjë më flagrante. Kjo vetëm se kjo sipërmarrje është e Ramës dhe Velisë. Janë bërë 51 milionë euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshore të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për plehra që dikur digjen, në një kohë kur as nuk digjen, por as nuk seleksionohen, siç u betua dhe rrahu gjoksin sipërmarrësi i plehrave, Edi Rama, nën betim para parlamentit shqiptar.Nuk ka akt më flagrant se afera e inceneratorëve. Nuk ka akt më të turpshëm se qëndrimi i drejtësisë ndaj kësaj afere”, u shpreh Berisha.

Ndalur tek ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, Berisha shprehet se e ka vendin në burg, por mbrohet nga kryeministri Rama.

“Olta Xhaçka, duke përdorur pushtetin, lidhjet e saj me klanin e Rama, lidhjet e kahershme, se janë vërsulur Olsi, Edi, Artani, Josifi për të mposhtur Gjykatën Kushtetuese. Një akt që do përbënte një akt të vërtetë ndaj Kushtetutës dhe goditje mëshire për luftën kundër korrupsionit. Olta Xhaçka me burrin e vet, kanë fituar statusin 5 mln të investitorit strategjik.Olta Xhaçka ka inkriminuar kunatën e saj amerikane si ortake në këtë aferë. Olta Xhaçka me këto veprime e ka vendin në burg dhe vetëm në burg. Dhe tani kërkon të shpëtojë. Gjykata Kushtetuese në këtë rast, ka kazusin më të qartë dhe pikërisht për përpjekjen që bën parlamenti për të shkelmuar Kushtetutën, ajo duhet t’i dalë zot Kushtetutës. Të mendosh se të shpëtojë Olta, pse Edi Rama nuk lejoi të vinte në parlament kërkesa, nuk ka tallje më të madhe me qytetarët, nuk ka dëshmi më flagrante të implikimit direkt të Edi Ramës, por edhe atyre që mund të mendojnë se do gjykojnë në këtë mënyrë”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›