21 janari/ Balla thirrje Prokurorisë: Provat e reja për Aleks Nikën të hetohen nga SPAK

Një ditë para protestës së 21 Janarit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës që dosja e vrasjes së Aleks Nikës t’i kalojë SPAK-ut. Balla e konsideron krim shtetëror protestën që i mori jetë 4 qytetarëve dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
“Familjarët e tij dhe unë gjithashtu i jemi drejtuar disa herë Prokurorisë së Përgjithshme, Prokurorisë së Tiranës, SPAK-ut për të kërkuar që elementë të reja që kanë dalë në këtë dosje të hetohen. Fakti është që ka patur dëmtime me dashje të provave gjatë vitit 2011 qoftë nga predha e gjendur në trupin e e të ndjerit por edhe elementë të tjera dhe që në vlerësimin tim edhe apeli im është që në 12 vjetorin e këtij krimi, dosja ti kalojë SPAK-ut” tha Balla
Nesër shënohen 12 vite nga protesta e 21 janarit ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe Partia Socialiste. Të vrarë mbetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite
/rtsh.al/