E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ OSBE thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën për të votuar, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet

OSBE u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojë të drejtën e tyre për të votuar më 14 maj.

Me anë të një video-mesazhi, OSBE shkruan se ka mbi 200 të dielë na 4 vite, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit, prandaj u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet, duke dalë më 14 për të votuar.

“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet”, shkruan OSBE.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›