E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

14 maji/ Përfundon rinumërimi i 18 kutive në Kuçovë, Kreshnik Hajdari i PS mbetet fitues

Nuk ka ndryshuar rezultati i zgjedhjeve në Kuçovë, pas rinumërimit të votave në 18 kuti votimi. Kolegji Zgjedhor rinumëroi votat këtë të premte (30 qershor), proces që u shoqërua me jo pak tensione, pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi u përplas me përfaqësuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ylli Merkajt.

Megjithatë, rinumërimi konfirmoi fitoren e kandidatit socialist, Kreshnik Hajdari, i cili mori në zgjedhjet e 14 majit 49.79% të votave, në raport me 44.88 % që mori kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.   

Rinumërimi i 18 kutive u bë pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të cilët pretenduan se kutitë e votimit nuk kanë patur proces verbal dorëzimi dhe se  kanë qenë jashtë fokusit të kamerës për të paktën dy orë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›