Foto/ Rruga e Qumështit, observatori i akullt zbulon “grimcat fantazmë”

Një detektor astronomik i “varrosur” në akullin e Antarktidës ka ofruar një pamje të galaktikës sonë që nuk është parë kurrë më parë.
Imazhi i jashtëzakonshëm është i Rrugës së Qumështit, por ai përbëhet nga grimcat “fantazmë” që emetohen nga yjet.
Grimcat janë neutrino, të cilat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zbuluar në Tokë. Për t’i gjetur ato, shkencëtarët e kthyen një bllok të madh akulli në Antarktidë në një detektor.
“Kjo është hera e parë që ne po shohim galaktikën tonë duke përdorur grimca dhe jo fotone (të dritës). Kjo ofron një pamje të proceseve të energjisë së lartë që formojnë Galaxy tonë“, tha Prof Subir Sarkar nga Universiteti i Oksfordit.
Neutrinot krijohen kur grimcat e quajtura rreze kozmike, që tunden përreth me shpejtësi afërsisht sa të dritës, përplasen në materie të tjera.
Kapja e këtyre përplasjeve në thelb nënkupton kapjen e neutrinos. Dhe kjo nuk është e lehtë. Shkencëtarët thonë se zbulimi është një dritare krejtësisht e re në galaktikën tonë./ BBC
/rtsh.al/