E Hënë, 2 Nëntor 2026

14-vjeçari në Elbasan goditet me thikë nga bashkëmoshatari

Një 14-vjeçar është goditur me thikë nga bashkëmoshatari i tij ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në Elbasan.

Policia bën me dije se shtetasi R.T është paraqitur në spital,  i dëmtuar lehtë, në këmbë, me mjet prerës (thikë).

Dyshohet se autor i ngjarjes është bashkëmoshatari i tij, shtetasi D. R.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit gjatë lojës në një ambient sportiv.

I mituri D. R. është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me prindërit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, në prani të psikologes.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë).

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›