E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Agon’, premierë në Çikago

Edhe një herë tjetër për emigracionin. Regjisori Robert Budina i rikthehet kësaj teme të trajtuar edhe nga regjisorë të tjerë, por këtë herë, duke u fokusuar te përpjekja për integrim. “Agon” është filmi më i ri shqiptar, i cili sapo ka përfunduar fazën e postproduksionit. Një prodhim i “Era Film”, i financuar nga “Euroimages” dhe Qendra Kombëtare Kinematografike.

“Agon” trajton historinë e dy vëllezërve, të cilët përpiqen të ngrenë jetën e tyre në emigracion, çka nuk është aspak e lehtë. Filmi “Agon” është xhiruar në Shqipëri dhe në Selanik të Greqisë, me një përzierje aktorësh grekë e shqiptarë.

Filmi është një bashkëprodhim i ERAFILM, Shqipëri, Inkas Film Greqi, Elefant Film Rumani, Arizona Film Francë, me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare, Greke dhe Rumune, të Eurimages etj.

Përpara se të vijë për publikun shqiptar, “Agon” do të shfaqet për atë amerikan. Premiera e tij do të jetë në Çikago, ku është përzgjedhur si konkurrent në seksionin zyrtar për regjisorët e rinj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›