Balerini shqiptar në Irodio

Me një performancë të shkëlqyer, balerini shqiptar, u duartrokit disa herë nga publiku grek. Shfaqja e titulluar, "Mbrëmja e Yjeve", pati jehonë të madhe edhe në mediat vendase, kritikë të së cilave vlerësuan maksimalisht balerinin shqiptar.
Danilo Zeka është njëkohësisht dhe balerini kryesor i baletit të Athinës, u duartrokit ngrohtë prej mijëra të pranishmëve në skenën e lashtësisë greke. Ai ka qene dhe ylli i mbrëmjes gala, së organizuar nga Festivali i Athinës, nën kujdesin e ministrisë greke të Kulturës.
Përkrah tij në skenën e Irodios, kërcyen në një natë të magjishme edhe balerinët më të mirë të Royal Ballet të Londrës, gjermanët e Stad Balet të Berlinit, një trupë franceze si dhe artistë nga Rusia.
Për Top Channel, Danilo Zeka thotë se të performosh në Irodio, është kulmi i karrierës së një artisti. Është njësoj si të këndosh në “Skala” të Milanos, ose skenën “Bolsoi” të Rusisë.