‘Kaseta e Dasmës’, ftohet në tre festivale ndërkombëtare

“Kaseta e Dasmës” do të jetë në konkurrencë ndërkombëtare në Regensburg Short Film Festival, Landshuter Short Film Festival dhe Friburg Film Festival.
Filmi është një tregim për një mashkull që është gati për të ikur nga Kosova në Gjermani nëpërmjet një dasme të falsifikuar, mirëpo në fund vendos të rrijë.
Filmi devijon nga portretizimi i zakonshëm i martesës së aranzhuar, duke e shndërruar atë në një arsye për të dashur vendlindjen, kulturën dhe popullin.
Filmi është xhiruar në janar të vitit 2011, me ekipe filmike nga Kosova, Gjermania dhe Shqipëria, me aktorët kryesorë Astrit Kabashi, Yllka Gashi, Fatmir Spahiu, Çun Lajçi etj.
“Kaseta e Dasmës”, me regji dhe skenar të Ariel Shaban, është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në vitin 2010, me produksion të Qendra Production nga Kosova dhe Detail Film nga Gjermania. Filmi ka pasur mbështetje gjithashtu edhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).