E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen për imigracion

Pak para votimit tejet të rëndësishëm në Floridë, dy kandidatët kryesorë republikanë për nominim presidencial, Mitt Romney dhe Newt Gingrich janë përplasur për çështjen e imigracionit.

Në debatin e së enjtes mbrëma në Jacksonville, ish-kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit, Newt Gingrich, e ka portretizuar ish-guvernatorin e Massachusetts , Mitt Romney, si kandidatin që e kundërshton më së tepërmi imigrimin e ri në Amerikë.

Romney ndërkaq u shpreh i tmerruar me këtë vlerësim, duke theksuar se edhe vetë babai i tij ka lindur në Meksiko.

Ky ishte debati i fundit para votimit të së martës në Floridë, ku fituesi do të marrë 50 delegatë në garën për nominim presidencial të Partisë Republikane, si rival i presidentit Obama në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Deri më tani dy rivalët kanë shënuar nga një fitore - Romney në New Hampshire, e Gingrich në Karolinën Jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›