16 kilogramë kokainë në adresë të OKB’së

Qendra postare e OKB’së ka pranuar dy pako, të cilat qartazi se ishte dërguar nga Meksiko, brenda të cilave ishin paketuar 16 kilogramë kokainë.
Policia dhe zyrtarët e OKB’së iu thanë të enjten mbrëma mediave se dy pako diplomatike me logo të OKB’së i ishin dorëzuar qendrës postare të OKB’së, javën e kaluar.
Pakot ishin dërguar nga Meksiko dhe në OKB kishin arritur nëpërmjet kompanisë DHL në Cincinnati, të Shteteve të Bashkuara, ku punëtorët kishin shënuar se nuk ka adresë të dërguesit e as adresë të kthimit.
Për shkak të logos pakot ishin dërguar në selinë e OKB’së në New York.
Zyrtari i OKB’së, Gregory Starr, deklaroi se nuk ka dëshmi se dikush në OKB ka ndonjë lidhje me pakon.