‘Këngët e lirisë’, si zile telefoni

Në thelb të këtij projekti qëndron ideja e shndërrimit dhe përdorimit si "ringtone muzikore", të melodive të këngëve më të njohura dhe më të bukura (qytetare patriotike dhe ato popullore), të cilat prej dhjetëra vitesh qëndrojnë në ndërgjegjen historike të shqiptarëve si tipar i spikatur i identitetit të tyre kulturor dhe historik.
"Kjo trashëgimi kulturore muzikore e paraqitur në këtë formë do të sjellë, një ripopullarizim të saj mes nesh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe do të ndikojë në krijimin e një marrëdhënieje të re të rijetëzimit, mes vlerave kulturore të traditës sonë shpirtërore dhe atyre të teknologjisë digjitale në Shqipëri", sqaron Tole.
Sipas tij, restaurimi i kësaj trashëgime muzikore është një nismë kulturore për rikujtimin e këtyre vlerave e po aq edhe një shenjë nderimi për të gjithë patriotet shqiptare që ndikuan me jetën, veprën dhe punën.