Si e vrau Hemingway macen e tij

Shkrimtari i famshëm ishte detyruar ta vriste Uncle Willie pasi kishte thyer dy këmbë në një aksident në rrugë.
“Më është dashur të gjuaj në njerëz por asnjëherë në ndonjërin që e kam njohur dhe e kam dashur për njëmbëdhjetë vite”, i ka shkruar Hemingway një mikut të tij në vitet e pesëdhjeta.
Përmbledhja prej 15 letrave do të ekspozohet për publik në bibliotekën JF Kennedy në SHBA.
Korrespondenca e Ernest Hemingway gjatë disa viteve ka qenë me Gianfranco Ivancich, një i ri italian me të cilin ai ishte miqësuar në Venecia në vitin 1949.
Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, veprat e të cilit përfshijnë ‘Plaku dhe deti’ dhe ‘Për kë bien kambanat’, gjithashtu ka shkruar për turistët që e kanë vizituar vi
“Ende e kisha pushkën dhe ua shpjegoja atyre se kanë ardhur në një kohë të keqe dhe nëse mund të kuptonin dhe të shkojnë”.