‘Kthimi’ në Sarajevë

Filmi “Kthimi”, i regjisores kosovare Blerta Zeqiri, është ftuar për pjesëmarrje në edicioni e sivjetmë të ‘Sarajevo Film Festival’, i cili konsiderohet ndër festivalet më të fuqishme rajonale të filmit.
Filmi i shkurtër “Kthimi” ishte fitues i edicionit të vitit të kaluar të ‘Nine Eleven’.
Në festivalin ndërkombëtar të filmit të pavarur, Sundance Film Festival, që u mbajt në janar të këtij viti, filmi i regjisores Zeqiri u zgjodh si filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar.
Në ndërkohë, në festivalin holandez të filmit të shkurtër, ‘Neijmegen’, ky realizim mori çmimin e publikut, kurse në Festivalin Evropian të Filmit të Shkurtër (në Paris), filmi i Zeqirit u nderua për regjinë më të mirë.
“Këto shpërblime janë nga shpërblimet më prestigjioze të arritura ndonjëherë në kinematografinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën për shtyp të kompanisë “The Grup”, që është producente e filmit.