E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama vë Romneyn në siklet

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Mitt Romney, ka refuzuar të thotë nëse do të përmbysë ose jo politikën e re të presidentit Barack Obama, që u lejon disa imigrantëve të paligjshëm të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Urdhri i Obamës e ka vënë Romneyn në pozitë të vështirë, duke e detyruar atë të vendosë ndërmjet votuesve të armiqësuar hispanikë dhe zemërimit të shumicës së republikanëve konservatorë.

Romney është pyetur tre herë gjatë intervistës për CBS-në nëse do të përmbysë urdhrin ekzekutiv, por ai ka refuzuar të japë përgjigje direkte.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në muajin nëntor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›