E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 ankesa për procesin zgjedhor në Kaçanik

Kryetari i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmani ka bërë të ditur se deri më tani janë pranuar 26 ankesa për procesin zgjedhor në Kaçanik.

Sylejmani i tha Radio Kosovës se 13 ankesa të paraqitura nga subjektet politike kanë të bëjnë me fushatën parazgjedhore, ndërsa 13 të tjera kanë të bëjnë me ditën e zgjedhjeve në Kaçanik.

Ai tha se PZAP-i do të pranojë ankesa deri në orën 19-të dhe më pas do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat. Pas shqyrtimit në afat prej 72 orësh PZAP-i do të dalë me vendim rreth kësaj çështje.

Më pas Komisioni Qendror Zgjedhor do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve në Kaçanik, ku fitues doli Besim Ilazi nga PDK.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›