E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Mein Kampf’ bëhet i supershitur në Tiranë

Autobiografia e shumëdebatuar e Hitlerit ‘Mein Kampf’, e cila u publikua vetëm disa ditë më parë, po kthehet në një libër të shumëkërkuar dhe të shumëshitur.

Disa nga libraritë e Tiranës raportojnë se falë debatit mediatik të hapur, interesimi i lexuesve për këtë libër që kushton 1500 lekë, qe aq i madh, sa disa pëlqyen të parapaguajnë edhe para se libri të mbërrinte te libraritë.

Ndërkohë, kërkesa e lartë bëri që një pjesë e madhe e librarive t’i shisnin me shpejtësi dhe aktualisht, vetëm pak librari në Tiranë vijojnë të disponojnë kopje të librit.

“Interesi i lexuesve për libra spekulativë që eksplorojnë teoritë e komplotit botëror ka qenë shumë i lartë gjatë viteve të fundit dhe rafte të tëra po mbushen me botime të kësaj kategorie,” thotë një librar. Interesi shumë i madh i shprehur nga lexuesit për këtë libër duket se vjen pikërisht nga kureshtja për të njohur diçka të debatuar apo të ndaluar.

‘Mein Kampf’ është shitur me miliona kopje në të gjithë botën. Ai nuk është i ndaluar në asnjë vend, por në Gjermani, shteti i Bavarisë ka nën pronësi të drejtat e librit dhe nuk jep autorizime për ripublikim. Brenda Gjermanisë është e ligjshme të blihet ky libër, pasi gjatë kohës së nazizmit u publikua në miliona kopje të cilat qarkullojnë lirshëm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›