Sikur të ishte shfaqje

Në Teatrin ODA jepet premiera e shfaqjes ‘Sikur kjo të ishte shfaqje’, bashkëprodhim i Teatrit ODA dhe kompanisë teatrore LA RREMË. Autor i kësaj shfaqjeje është Almir Imshireviq, ndërsa regjia është bërë nga Agon Myftari. Në të luajnë Rebeka Qena, Adrian Morina, Armend Ismajli dhe Besnik Krapi.
Një udhëtar në autobusin lokal qëllohet nga një plumb snajperi dhe vdes. Njerëzit e pranishëm rikujtojnë ngjarjen tragjike në gjyq, ku janë të thirrur për të dëshmuar se si ka ndodhur vdekja. Pasojnë evokime nga më të ndryshmet deri sa herë pas here kalojnë në banalitet, ngase disa karaktere më tepër kujtojnë atë se çka ishin duke bërë ata në ato momente sesa vet tragjedinë.
Premiera jepet sot (e hënë) në ora 20:00, ndërsa repriza e parë jepet të enjten, kurse e repriza e dytë të premten në ora 20:00.