E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Meshari’ vizitohet nga 600 veta në ditë

Qindra vizitorë dynden për të parë ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut, të ekspozuar prej disa ditësh në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Libri i parë i themelit të gjuhës shqipe ka zgjuar interes të madh tek shqiptarët, të cilët duket se kanë shfrytëzuar ekspozimin e tij në Tiranë, për të parë nga afër atë që deri tani e kanë njohur vetëm nëpër tekstet shkollore.

"Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për publikun shqiptarë. Kanë ardhur dhe e kanë vizituar këtë ekspozitë të rrallë breza të ndryshëm: studiues, fëmijë, studentë etj", shprehet përgjegjësja e ekspozitës, Afërdita Sharrxhi.

Meshari origjinal i Gjon Buzukut i pranuar si libri i parë i botuar në shqip edhe pse me shkronja latine, pasi erdhi nga Biblioteka e Vatikanit, u ekspozua për herë të parë në Tiranë më 12 nëntor dhe do të qëndrojë deri më 28 nëntor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›