E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney i kthehet normalitetit

Kandidati republikan, Mitt Romney, i cili humbi zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, i kthehet përditshmërisë. Ai është fotografuar gjate këtyre ditëve, në La Jolla të Kalifornisë, në një pikë karburanti ku furnizonte makinën e tij.

I shkujdesur dhe i pakrehur, pamje e Romneyt nuk ngjasojnë aspak me prezantimin dinjitoz të kandidatit republikan gjate fushatës dhe debateve televizive përballe Barak Obamës.

Përveç sukseseve si ish-guvernatori i Massachusetts dhe drejtuesi i Lojërave Olimpike Dimërore të Salt Lake Cityt, Mitt Romney do te kujtohet edhe për fjalimin e "dorëzimit", siç e quajtën mediat, gjate te cilit, ai pranoi dështimin dhe fitoren e kundërshtarit.

"Kjo është një kohe sfidash të mëdha për Amerikën dhe lutem që presidenti të ketë sukses ne drejtimin e vendit. Besoja ne Amerikën dhe popullin amerikan dhe do te kisha dashur ta drejtoja ketë vend drejtë ndryshimit, por vendi zgjodhi një udhëheqës tjetër", kishte deklaruar Romney, pas shpalljes së rezultateve më 6 nëntor, të cilat si fitues nxorën Obamën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›