E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Piratët’ e Danubit

Në pjesën rumune të Lumit Danub mund të shihen çdo ditë anije transportuese, me xehe dhe thëngjill, të cilat ngarkohen dhe shkarkohen. Kjo ndodh pasi Danubi është një nga rrugët kryesore të transportit ujor në Evropë.

Por, më 4 janar, një konvoj anijesh nga Ukraina u sulmua. Pronari i karvanit “Danube Shipping Company” tha se një nga anijet e tij, pak më e izoluar nga pjesa tjetër, është plaçkitur nga disa persona të armatosur me thika.

Sulmuesit kanë vjedhur para, lëndë djegëse, alkool dhe cigare, ndërsa kanë kërcënuar se do të nxjerrin jashtë bordit kapitenin. Megjithatë, asnjëri nga anëtarët e ekuipazhit nuk ka pësuar lëndime.

Kompania ka ngritur ankesë te Policia e Rumanisë, duke thënë se ka qenë viktimë e “sulmeve pirate”.

Duke folur për shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleksander Dikusarov, tregoi për hapat e tjerë që ka ndërmarrë Kievi. (rel)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›