Zëvendëspresidenti kinez filloi vizitën në SHBA

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se vizita e zyrtarit kinez që pritet të bëhet kryetari i Partisë Komuniste të Kinës më vonë këtë vit dhe presidenti i vendit në vitin 2013, do të mbulojnë në sërë çështjesh politike, ekonomike, të sigurimit dhe të të drejtave të njeriut.
Të martën, Xi Jinping do të fillojë një ditë takimesh, përfshirë dy orë diskutimeve me mikpritësin e tij zyrtar, zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden dhe një takim në Zyrën Ovale, me presidentin Barack Obama.
Pas drekës në Departamentin e Shtetit, të shtruar Biden dhe sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, Xi do të takohet me zyrtarë ushtarakë në Pentagon dhe do të zhvillojë bisedime më pas me udhëheqës amerikanë dhe kinezë të biznesit.
Të mërkurën, Xi ka në plan të shkojë në Iowa dhe pastaj në Kaliforni, para se të kthehet në Kinë.