E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pakistanez do të përballet me drejtësinë

Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, është akuzuar edhe formalisht për mospërfillje nga Gjykata Supreme.

Gilani, që akuzohet se ka dështuar të rihapë një rast korrupsioni kundër presidentit të vendit,Asif Ali Zardari, u deklarua se nuk është fajtor.

Ai tha se akuzat janë të motivuara politikisht dhe se presidenti ka imunitet si shef i shtetit. Edhe Gilani edhe Zadari janë liderë të Partisë së Popullit të Pakistanit që është në pushtet.

Gilani përballet me burg dhe humbje të postit, po që se shpallet fajtor. Analistët thonë se rasti nuk ka të ngjarë që të çojë në rënien e qeverisë, por mund ta paralizojë vendin dhe t’i japë më shumë pushtet ushtrisë.

Akuzat ndaj Zadarit burojnë nga aktivitetet e tij në Zvicër, që nga viti 1990, kur gruaja e tij Benazir Buto ishte kryeministre.

Akuzat megjithatë janë hedhur poshtë në vitin 2007, me anë të ligjit për amnisti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›