‘The Beach’ bëhet serial

Rrjeti amerikan televiziv “Fox” ka njoftuar xhirimin e një seriali të ri që do të frymëzohet nga romani "The Beach" i Alex Garland.
Sipas shkrimeve të ueb-faqes “Deadline”, Fox ka punësuar një pjesë të ekipit të aktorëve, ndërsa skenari i është besuar Andrew Millerit.
Romani "Beach", i cili u botua në vitin 1996, flet për një aventurier të ri, i cili në Bangkok kupton për ekzistencën e një ishulli "parajsë" të fshehtë për turistët. Së bashku me një çift të ri francez, ai gjen ishullin në të cilin i bashkohet komunitetit të ndryshëm të njerëzve që jeton larg nga civilizimi.
Romanin në vitin 2000 me sukses e ka ekranizuar regjisori britanik Danny Boyle, ndërsa në rolet kryesore të atij filmi janë shfaqur Leonardo Di Caprio, Tilda Swinton dhe Guillaume Kane.