S’ka plane zonë të ndalim-fluturimit
Për agjencinë Associated Press, Panetta deklaroi se është i bindur që Shtete e Bashkuara do të mund të realizonin me sukses një zonë të ndalim-fluturimit mbi Sirinë, por kjo gjë paraprakisht kërkon miratimin e “një vendimi të madh politik”, i cili ende nuk është sjellë.
Panetta po ashtu tha se, për sa i përket Sirisë, SHBA tashmë janë në proces të planifikimit të disa masave më të rrepta të parandalimit, dhe se në mesin e tyre është edh masa e ndalim0fluturimit, megjithëse, siç tha, ka mjaft vështirësi për instalimin e një zone të tillë, dhe se, me aq sa di ai, kjo gjë nuk është ende prioritet për SHBA.
Panetta pohoi se SHBA tani më tepër po fokusohen në atë që të sigurohet se armët biologjike dhe kimike të Sirisë të jenë të sigurta, dhe që të ofrojnë një ndihmë humanitare për kryengritësit sirianë, përfshirë këtu edhe llojet e tjera të ndihmave, por që nuk ndërlidhen me mjete vrasëse.
Ndryshe, sekretarja e Shtetit, Hillary Rodham Clinton, kohë më parë pat deklaruar se, Washingtoni dhe Turqia tashmë po diskutojnë një sërë hapash konkret – përfshirë këtu edhe instalimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi disa pjesë të Sirisë.
Nga ana tjetër, liderët e kryengritësve sirianë kanë shprehur dëshpërimin e tyre për shkak të vendimit amerikan që të kufizojë ndihmat vetëm në asistencën që ka të bëjë me mjete joluftarake.
Sa për përkujtim, SHBA dhe shtetet aleate të NATO’s vitin e kaluar kishin instaluar me shumë sukses një zonë të ndalim-fluturimit mbi Libi, kështu që kryengritësit e atjeshëm arritën ta rrëzonin nga pushteti diktatorin libian, Moammar Gaddafi.
Mirëpo, Siria posedon një sistem relativisht modern të mbrojtjes kundërajrore, i cili është shumë më i numërt se ai i Libisë. Armatimin e saj Siria e blen nga Rusia, ndërkohë që në përpjekjet e për mposhtjen e kryengritësve regjimi sirian mbështetet nga Irani.