Kosova është përpjekur të përfitojë nga pranvera arabe

Kështu shkruan sot gazeta Turkish Weekly në një artikull kushtuar Kosovës dhe njohjeve që po mungojnë nga bota arabe.
Kosova kishte llogaritur se Turqia, Katari dhe Arabia Saudite, të cilat tashmë kanë njohur Kosovën do të luajë rol me ndikim të madh tek shtetet që përjetuan Pranverën arabe. Kosova ka shpresuar se këto shtete me ndryshimet e brendshme do të ndryshojnë edhe politikën e tyre të jashtme në favor të njohjes së vendit.
Por deri më sot, premtimet e njohjes nga shtetet që përjetuan pranverën arabe kanë mbetur të paplotësuara. Këto vende po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë tranzicioni dhe duket se kapitalin diplomatik e kanë shpenzuar në çështjet më të ngutshme. Libia dhe Egjipti e kanë shtyrë vendimin për njohjen e Kosovës, duke premtuar se këtë çështje do ta trajtojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
Prishtina, gjithashtu ka shpresa të mëdha se ajo do të njihet edhe nga Siria, e cila ka kundërshtuar njohjen në të kaluarën, por është duke u tronditur nga trazirat e brendshme, shkruan sot gazeta turke Turkish Uikli.
Aktualisht Kosovën e kanë njohur 93 vende, ndërsa gazeta citon Zëvendësministrin e jashtëm Petrit Selimi të ketë thënë se me ndryshimin e peizazhit politik në Siri dhe vende të tjera arabe, do të ndryshojnë qëndrimin për Kosovën. Qeveria ka thënë ai pret një pozicion të ri për Kosovën nga vende si Siria, Egjipti dhe Libia. /rtk/