‘Tintin’ prezantohet në Bruksel

Filmi i realizuar në 3D ka bërë kështu debutimin e parë botëror në kryeqytetin belg, si dhe në Paris, ndërkohë që në ditët e ardhshme do të shfaqet edhe në kinematë e tjera të Evropës.
Para se të hynte në sallë për të bërë prezantimin, Spielberg, i shoqëruar nga aktori Jamie Bell, që në film interpreton Tintin, u takua me qindra fansa të personazhit.
I bazuar në novelën vizatimore të Herge, filmi rrëfen historinë e gazetarit kurioz Tintin dhe zbulimit të modelit të një anijeje që fsheh një sekret të madh.
I futur në një mister shekullor, Tintin do të gjendet përballë djallëzorit Ivan Ivanovitch, i bindur se ka vjedhur një thesar të çmuar të piratit famëkeq Red Rackham.
Me ndihmën e qenit të tij Milou, kapitenit Haddock dhe detektivëve ngatërrestarë Thompson & Thompson, Tintin do të udhëtojë nëpër botë për t’i dhënë zgjidhje problemit.