E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne Moto GP vdes Marco Simoncelli



Marco Simoncelli Tragjedi ne Moto GP. Një aksident i frikshëm në xhiron e dytë të Cmimit të Madh të Malajzisë në Moto GP i ka kushtuar jetën pilotit italian të Hondës, Marco Simoncelli.

Pamjet e aksidentit janë të frikshme: Simoncelli rrëzohet në pistë dhe në këtë kohë Colin Edwards nuk ka mundur ta evitojë duke i kaluar përsipër me motorrin e tij dhe duke e goditur në qafë.

Që në momentin e parë dukej se situata ishte kritike: 24-vjecari i shtrirë në asfalt pa lëvizur dhe me kaskën që i ishte hequr nga përplasja e fortë.

Doktori Marco Russo, në deklaraten për Italia 1, deklaroi se “Simoncelli arriti në spital me një arrest kardiak dhe shenjat e gomave në qafë”.

Marco Simoncelli po zhvillonte garën e tij të 149 në botëror. Është shpallur kampion bote në kategorinë 250 cc në vitin 2008 dhe që nga viti i kaluar garonte për Hondën në Moto GP.

Gara e Malajzisë u ndërpre menjëherë pas aksidentit dhe u pezullua përfundimisht disa minuta më pas, gjë që bëri të mendohej për më të keqen.

Foto

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Anija e mbytur, ndërpriten kërkimet
Asnjë gjurmë nga 8 marinarët e zhdukur
Dy të vdekur në dy aksidente rrugore
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Aleanca Kuqezi: Censusi dështoi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›