‘Zbrazëtia e Rastësishme’ e J.K. Rowling

Romani i ri i Rowling fillon me vdekjen e befasishme të politikanit nga një qytezë, i cili lë pas vetes vendin e zbrazët në kuvendin komunal.
Zgjedhjet e ardhshme pastaj krijojnë një kaos të vërtetë, dhe nxjerrin anën më të errët të vendorëve të qytezës , në dukje, idilike të Pagford.
"Edhe pse Pagford nga jashtë duket si një qytezë perfekte britanike, shpejt e zbulojmë se aty luftojnë të pasuritë kundër të varfërve, fëmijët kundër prindërve, gratë kundër burrave... Zgjedhjet në qytezë shfaqin mosdurimet e pashembullta, por edhe emocionet dhe zbulimet e papritura”, thuhet në sqarimin e shtëpisë botuese Little Brown Book, sipas së cilës "The Casual Vacancy" del në treg më 27 shtator.
Është ky romani i parë i Rowling dedikuar lexuesve të rritur, por edhe libri i pari i saj i botuar pas përfundimit të sagës për magjistarin Harry Potter, që u përkthye në 74 gjuhë të botës dhe u shit në mbi 450 milionë ekzemplarë.