“’Kosova e Re’ ofron siguri në furnizim me energji”

Prishtinë, 25 gusht - Komiteti për projektin “Kosova e Re” ka kërkuar një vlerësim më të mirë të termocentralit “Kosova B”, ndërkaq për vlerësimin final të aseteve janë duke u bërë analiza plotësuese. Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula, në një intervistë për “Kohën Ditore” ka thënë se ajo është ende e brengosur për hyrjen e TC “Kosova B” në pakon tenderuese, gjë që kishte ndodhur me aprovimin e Kuvendit të Kosovës pas insistimit të konsulentëve ndërkombëtarë. Ministrja Pula ka thënë se ky termocentral ende nuk është vlerësuar sa vlen dhe që për këtë qëllim janë duke u bërë analiza plotësuese. USAID-i ka bërë edhe një studim lidhur me shumën e mjeteve që do të nevojiten për revitalizimin e këtij termocentrali me të cilin nuk është pajtuar komiteti drejtues i projektit. Propozimi për projektin “Kosova e Re” më herët është dërguar tek katër investitorët që kanë shprehur interesimin për këtë projekt për të marrë mendimet e tyre në lidhje me propozimet e Qeverisë dhe politikat e saj për këtë projekt. çmimi i rrymës e cila do të prodhohet nga TC “Kosova e Re”, sipas ministres Pula, mund të jetë më i lartë si rrjedhojë e investimeve dhe kredive që do të vihen në dispozicion për këtë projekt.
Draft-kërkesa për propozime me draft-marrëveshjet e projektit përcakton strukturën e projektit ‘Kosova e Re’ dhe ndërlidhjen e komponentëve të ndryshëm të projektit e të cilat janë ndërtimi i termocentralit të ri me kapacitet prej 2 herë 300 megavatë, pastaj që njësia e parë pritet të futet në prodhimin e energjisë elektrike më 31 dhjetor 2015, dhe njësia e dytë 6 muaj më vonë, që rehabilitimi i termocentralit “Kosova B” do të bëhet deri më 31 dhjetor 2017, në mënyrë që të përmbushë të gjitha direktivat mjedisore të BE-së dhe të zgjatet jeta operacionale deri në vitin 2030. Projekti parasheh zhvillimin e mihjes së re në “Sibovc Jug”me rreth 330 milionë tonë thëngjill që do të mjaftonte për furnizimin e TC “Kosova B” dhe TC “Kosova e Re”, si dhe do të plotësonte nevojat për thëngjill të TC “Kosova A” derisa ky termocentral të mbyllet dhe të dalë nga prodhimi. Për më tepër projekti ofron burime për sistemin e ngrohjes qendrore të Prishtinës. Draft-kërkesa për propozime përshkruan politikat e qeverisë dhe gjendjen aktuale në sektorin e energjisë, strukturën dhe komponentët e projektit, procesin e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit, udhëzimet për ofertuesit dhe çështjet e administrimit të procesit konkurrues, përshkrimin e zhvillimit të minierës, specifikimin e parametrave teknikë dhe të performancës të TC “Kosova e Re”, kërkesat për rehabilitimin e TC “Kosova B”, obligimet e palëve dhe orarin e projektit.
Ministrja Pula thotë se projekti “Kosova e Re” në rend të parë ofron siguri në furnizim me energji elektrike, mundëson mbylljen e termocentralit “Kosova A” e që është ndotësi më i madh industrial në vend, mundëson rehabilitimin e termocentralit “Kosova B” e që është domosdoshmëri për operimin e tij pas vitit 2017. Projekti do të implementohet përmes dy korporatave të reja të cilat do të themelohen si rezultat i procesit të transaksionit, pra Korporata e Gjenerimit dhe Korporata e Minierës. Këto dy korporata paraqesin partneritetin publiko-privat mes Qeverisë së Kosovës dhe investitorit të përzgjedhur. Në këto dy korporata Qeveria e Kosovës do të ketë pjesëmarrjen strategjike me 25 deri në 30 për qind në Korporatën e Gjenerimit dhe me 40 deri në 49 për qind në Korporatën e Minierës (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).