Gjermania po pasurohet në kurriz të tjerëve

Luksemburg, 25 gusht – Presidenti i eurozonës dhe kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ka sulmuar ashpër Gjermaninë, duke e akuzuar se po pasurohet në kurriz të tjerëve.
Junkcer në gazetën “Luksemburger Wort” ka akuzuar qeverinë gjermane se po i jep prioritet rritjes ekonomike në kurriz të interesit të qytetarëve dhe nuk po vepron fer me vendet tjera anëtare të BE-së.
Ekonomia gjermane po rritet aktualisht me ritmin më të shpejtë në gjithë BE-në, duke rritur bruto produktin vendor (GDP) në tremujorin e dytë për 4.1 %.
Sipas tij, për rritjen e tanishme ekonomike të Gjermanisë në kurriz të fqinjëve të vet, fajtorë janë reformat e ashtuquajtura të Harcovit, të zbatuara nga 2002 deri më 2005.