E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsyet e entuziazmit te madh Nga Ferdinand Xhaferaj*

Dite me pare Kryeministri i vendit do te shprehej se viti 2010 po shenon rezultate historike per turizmin duke u bere viti i pare gjate te cilit numri i vizitoreve do te kaloje numrin e popullsise. Pra Shqiperia per vitin 2010 ka pritur dhe do te prese me shume se 3,5 milione vizitore. Por cilat jane statistikat e deritanishme: Gjate periudhes 1 Janar-22 Gusht, 2010 kane hyre ne Shqiperi 2 milione 575 mije vizitore. Nga keta: 1 milion e 720 mije jane vizitore me nenshtetesi te huaj, 855 mije jane vizitore shqiptare jo rezidente. Nese do te ndaleshim tek sezoni intensiv 1 Korrik – 15 Gusht evidencat na thone se kemi pasur 1 300 000 vizitore krahasuar me 980 000 per te njejten periudhe te vitit 2009. Pra rritja eshte 32 %. Rritje te ndjeshme ka pasur edhe turizmi kulturor ne kete periudhe.
Ne parqet arkeologjike per periudhen 1 Korrik-15 Gusht. Po ndalemi tek tre parqe sipas gjeografise se Shqiperise nga jugu ne veri:
Butrinti: 16 000 vizitore ne vitin 2010 kundrejt 13500 vizitore ne 2009. Rritja eshte me 14%.
Apolonia: 2547 vizitore ne vitin 2010 kundrejt 1487 vizitore ne 2009. Rritja eshte me 70%.
Kalaja Rozafes: 5225 vizitore ne vitin 2010 kundrejt 3687 vizitore ne 2009 Rritja eshte me 42%.
Cilat jane arsyet kryesore per kete vit historik per sa i takon turizmit.
E para dhe kryesorja eshte ndryshimi i imazhit te vendit. Aderimi ne NATO dhe avancimi domethenes i procedurave per hyrjen ne BE e kane bere vendin te duket dhe te behet edhe me shume Evropian. Por eshte qartesisht e kuptueshme se ndryshimi i imazhit eshte mundesuar vetem dhe vetem nga reformat e brendshme. Dhe sektori i Turizmit ka qene perfitues kryesor nga keto reforma. Me themelorja eshte puna qe eshte bere me infrastrukturen, nderhyrje masive keto qe nuk kane ndodhur ne asnje vend tjeter te rajonit. Ne kete linje, mund te flasim per ndryshime konkrete te dukshme, te matshme, te prekshme nga te gjithe. Tashme, infrastruktura jone turistike eshte permiresuar ne te gjithe gjeografine e vendit ku shteti ka permiresuar ndjeshem infrastrukturen rrugore dhe ate te energjise dhe partneret private kane permiresuar ndjeshem cilesine e sherbimit. Me konkretisht, sot, e gjithe gjeografia turistike e Shqiperise eshte plotesuar ndjeshem ne infrastrukture duke filluar nga Valbona, Velipoja, Razma, Shengjini, Patoku, Gjiri i Lalzit, Divjaka, Spidheja duke zbritur me tej me shume rruge te ndertuara ne Rivieren e jugut ku krahas rruges Vlore-Sarande jane ndertuar rruget drejt plazheve per ne Jale, Livadh, Lukove, Ksamil dhe drejt parqeve arkeologjike ne Butrint, Finiq, Antigone e keshtu me radhe. Ndryshimi i imazhit te vendit, permiresimi rrenjesor i infrastruktures, promocioni agresiv duke kombinuar spotet ne rrjete televizive prestigjioze me spotet qe targetojne vende te vecanta qe kane prurje te rendesishme turistesh ne Shqiperi, seminaret e ndryshme ne bashkepunim me GTZ dhe shoqata te tjera, per te edukuar personelin publik qe sherben ne turizem dhe partneret private qe kane investuar dhe jane perkushtuar ne kete sektor, sherbimi ne parqet dhe muzete, dhe natyrisht qendrimi kontribuues i medias duke pasqyruar dhe ekspozuar me dashuri vendin, te gjitha keto kane dhene ndikimin e tyre ne produktin turistik qe kemi aktualisht. Por, ndersa MTKRS ka qene bashkepunuese me te gjithe perfaqesuesit e pushtetit lokal lidhur me plotesimin e perbashket te angazhimeve ne fushen e turizmit eshte per te ardhur keq kur degjon piskama deshperimi nga drejtues te opozites qe shikojne vetem erret dhe nuk duan te pranojne qe Shqiperia ka lene mbrapa te shkuaren e turpshme te angazhimit te ish sigurimit te shtetit per te terrorizuar turizmin. Ndersa pak me shume se dy dekada me para Shqiperia e baballareve te opozites se sotme vriste turiste ne Ksamil, Shqiperia sot ne vend te plumbave kunder turisteve sic ndodhte ne Ksamil ne 1984, me episodin e vrasjes mizore te qytetarit francez Jean-Marie Masselin, pak me shume se dy dite me pare ne peruruam ne Ksamil ne saje te ndihmes se qeverise amerikane parkun e pare per zhytje nenujore.
***
Turizmi nuk eshte sezonal dhe nuk duhet konceptuar si i tille. Ne duhet te vazhdojme me intensitet sherbimin. Kryeministri la porosi ne mbledhjen e fundit te qeverise qe te gjitha ministrite pa perjashtim te planifikojne dhe investojne per turizmin duke e kthyer keshtu turizmin ne industri kombetare.
Ky entuziazem, ky investim dhe kjo mbeshtetje madhore e qeverise per turizmin ka nje arsye madhore: Turizmi eshte industri qe kontribuon drejtpersedrejti ne mireqenien per mijera dhe mijera familje shqiptare.
Eshte shume pozitiv fakti nga kontakte qe kam pasur me shume biznesmene dhe pronare hotelesh nga veriu ne jug per uljen e cmimeve qe do te aplikojne deri ne 30% per muajin shtator e ne vijim duke deshmuar nje shpirt te vertete marketingu per te mbajtur aktive dhe terheqese oferten turistike te vendit.
Kete vjeshte do te kalojme edhe ndryshimet ne ligjin per turizmin. Industria e turizmit eshte zhvilluar me shpejtesi dhe na duhet te bejme ndryshimet e nevojshme qe do te mundesojne nje klasifikim me te mire te sherbimeve turistike dhe do te krijojne hapesira per investime cilesore ne turizem.
Pra industria e turizmit mbart shume sfida por ne ndjehemi optimist dhe te motivuar sepse e dime ku duhet te shkojme dhe me ke duhet te shkojme. Diversifikimi i ofertes turistike per te zhvilluar vitin qe vjen krahas turizmit te diellit dhe reres, turizmin malor dhe ate kulturor i cili do te jete objektivi qendror i MTKRS-se. Ndersa partneriteti i ngushte dhe intensiv me sektorin privat eshte celesi i suksesit ne turizem.
*Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›