E Shtunë, 31 Tetor 2026

“50 Nuancat e Grey” bëhet film

Producentët e filmit “The Social Network” (Rrjeti Social) tashmë po punojnë në adaptimin e trilogjisë më të shitur erotike “Fifty Shades of Grey” (50 Nuancat e Grey).

Përmes një kumtese të publikuar të hënën, shtëpitë filmike Universal Pictures dhe Focus Features kanë njoftuar se Michael De Luca dhe Dana Brunetti janë pjesë e ekipit që ka nisur adaptimin e romanit bestseller të autores britanike E. L. James.

Romani i shitur në miliona kopje flet për një studente të pazakontë të një kolegji, e cila përfshihet në një lidhje tepër të jashtëzakonshme romantike me një biznesmen të ri dhe të pasur.

Romani ka filluar të quhet “porno nënash”, për shkak se autorja nuk heziton që në libër të përshkruaj detajisht marrëdhëniet seksuale mes dy kryeprotagonistëve, dhe për shkak se romani blihet me të madhe nga gjinia më e bukur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›