‘I Inatosuri’ në grevë urie

Mouad Belghouat, i cili njihet si El-Haqed (ose “I Inatosuri) është dënuar me një vit burg, për shkak se në këngën që e shkroi në muajin maj fyeu oficerët e rendit.
Vëllai i tij, Abderrahim i tha të hënën agjencisë AP se Belghouat ka filluar grevën 48-orëshe të urisë, në shenjë proteste ndaj kushteve të këqija në burg, përfshirë këtu mohimin e të drejtës në thirrje telefonike, keqtrajtimin nga ana e të burgosurve të tjerë dhe bastisjen e shpeshtë të qelisë së tij nga ana e policëve.
Belghouat ishte aktiv në lëvizjen pro-demokratike të 20 shkurtit, kur shkroi disa këngë që merreshin me mbretin dhe pasurinë e tij, dhe që nënvizonin pabarazitë e shumta në mesin e shoqërisë marokene.
Në këngën e tij “Qentë e Shtetit” Belghouat akuzon policinë për mitmarrje.