“Baresha” me videoklip

Kënga “Baresha”, e artistes së merituar, Nexhmije Pagarushës, më në fund është bërë edhe me videoklip.
”Baresha” është këngë e realizuar në vitin 1966, e kompozuar nga kompozitori Rexho Mulliqi, me tekst të Rifat Kukajt, dhe e ekzekutuar nga orkestra popullore e ish-Radio Prishtinës, nën dirigjimin e Isak Muçollit.
Kënga “Baresha” konsiderohet njëra nga kryeveprat e interpretimeve të Nexhmije Pagarushës, e cila njihet edhe si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Madam Butterfly…
Ndryshe, videoklipi është prodhuar nga kompania Kooperativa dhe nga Muzeu i Kosovës, me përkrahje të Ministrisë së Kulturës të Kosovës.