E Shtunë, 31 Tetor 2026

70 vjet të Ndrenikës

Aktori shqiptar, Robert Ndrenika, festoi të martën 70-vjetorin e lindjes.

Ndrenika aktualisht ndodhet në Gjermani, ku po qëndron pranë gruas së tij të sëmurë, Poliksenës.

Ndrenika mbahet mend për personazhin e Qazim Mulletin, në “Prefekti”, atë të Vangjelit në “Përrallë nga e Kaluara”, të babait në “Në Shtëpinë Tonë”, por edhe për interpretimet e tij në filmat si “Shi në Plazh”, “Kapedani”, “Nëntori i Dytë”, dhe së fundmi edhe në filmin “Kronikë Provinciale".

Roli i tij i fundit në teatër ishte ai në shfaqjen "Harvey", me regji të Hervin Çulit, ndërkohë që në mars të vitit 2011 Ndrenika ishte ai që hapi dyert e sallës së re "Shekspir", të Teatrin Metropol.

Ndryshe, Robert Ndrenika ka lindur në vitin 1942, në Tiranë. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor në Shkollën e Lartë "Aleksandër Moisiu", ndërkaq deri në vitin 1970 ka punuar si aktor në Teatrin Skampa, në Elbasan.

Në vitin 1979 i është ndarë titulli "Artist i Merituar", e në atë 1988 edhe titulli "Artist i Popullit".

Për nder të 70-vjetorit të lindjes së Robert Ndrenikës, regjisori Kiço Londo njoftoi se do të themelojë Teatrin e tij Shëtitës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›