Folku i pakicave kombëtare në Balkan Trafik
Sipas koordinatorit shqiptar, Niko Mihali, “në festivalin që do të zhvillohet pas disa javësh në Belgjikë, krahas grupeve të ndryshme nga Ballkani do të marrin pjesë edhe artistët popullorë të zonës së Dropullit, dhe një grup folklorik i pakicës egjiptiane nga Berati”.
“Mendoj se pjesëmarrja e grupeve nga Shqipëria në festivalin tonë do të jetë me interes, sepse do të mundësojë jo vetëm prezantimin e këtyre vlerave por edhe dhënien e më shumë informatave për Shqipërinë. Mbi të gjitha, këto vlera të folkut dhe të trashëgimisë kulturore mund të jene tërheqëse edhe për turistë të ndryshëm nga Belgjika, të cilët do të kërkojnë të vizitojnë vendin tuaj”, theksoi koordinatorja nga Belgjika, Natacha Bekaert, gjatë qëndrimit në Gjirokastër.
Ndryshe, pllakati i edicionit të sivjetmë të Balkan Trafik do të përmbajë edhe imazhe të Gjirokastrës dhe Beratit.