E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dëshirojnë një vëlla”

Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 09:02

Victoria Beckham ka thënë se djemtë e saj shpresojnë që ajo të lind djalë përsëri dhe kështu të bëhen me një vëlla tjetër.

Ish ylli i grupit “Spice Girls”, që tani ushtron profesionin e dizajneres dhe ka tre djem me burrin e saj David Beckham, për momentin është shtatzënë me fëmijën e katërt dhe nuk ka ide se çfarë gjinie ka fëmija, por djemtë e saj shpresojnë që të jetë djalë.

“Nuk dëshiroj të flas për thashethemet që qarkullojnë, por nuk e di gjininë e fëmijës. Por, ndihem e bekuar se do ta kem edhe një fëmijë. A është vajzë apo djalë, nuk e di. Djemtë e mi e dëshirojnë edhe një vëlla”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›