Dhuratat më të mira për të dashuren
Java e dytë e shkurtit fillon me një garë, pasi që shumë vajza bëjnë gara me njëra-tjetrën se kush nga burrat e tyre iu ka dhënë dhuratën më të mirë për Shën Valentin. Fatmirësisht, sot në botë ka shumë dhurata që jepen në momentet e fundit e që i shpëton burrat duke iu sjell buzëqeshje në fytyrë grave, sidomos ata që punojnë. Më poshtë do të sjellim disa këshilla për burrat dhe dhuratat që duhet bëjnë për Ditën e të dashuruarve.
Letër dashurie – Nëse një burrë mendon se është shkrimtar i mirë, atëherë duhet të shkruar një letër dashurie. Të gjithë duhet të dini të jepni mesazhe të përgjithshme, sepse kjo ju bën me special te vajza që e doni. Për këtë shikoni se si të shkruani bukur por edhe për dizajnin e kartolinës duhet të mendoni, sepse kjo gjë mund t’ju bëjë shumë romantik dhe vajza që e doni të mendojë më shumë për ju.
Kolazh fotografish – Një ide e mirë si dhuratë është një kolazh i fotografive. Në kolazh duhet të hynë fotografi që ju kujtojnë momentet më të mira të lidhjes suaj. Fotografi nga dasma juaj apo momenteve romantike që keni pasur. Këto foto mund t’i vendosni në kornizë dhe t’i lini në ndonjë qoshe të shtëpisë. Gratë i duan shumë këto momente dhe ndihen shumë falënderues për këtë. Ato dëshirojnë të dinë se sa e vlerësoni ju dashurinë, sidomos për Ditën e të dashuruarve.
Video romantike – Një ide e mirë është edhe ndonjë video në DVD ku mund ta mbështillni me lule të Shën Valentinit. P.sh. pse jo një kopje të një filmi që e keni parë së bashku në kinema për herë të parë me gruan tuaj. Kjo do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Ide tjetër edhe më interesante do të ishte të blini dy deri në tre filma romantikë. Një burrë do të merrte kështu shumë bonuse nga gruaja e tij, pasi që gratë vlerësojnë filmat romantikë.
Darka në shtëpi – Rezervimet në restorante mund të mos jenë një ide e qëlluar për të kaluar mirë Ditën e të dashuruarve, por një darkë në shtëpi është shumë romantike. Parapërgatitni ndonjë gjellë të preferuar për gruan tuaj, pasi që meshkujt shumë rrallë e bëjnë këtë. Natyrisht, merrni disa qirinj dhe vendosni rreth tavolinës. Normalisht, mos harroni që t’i lani edhe enët, sepse gratë e duan pastërtinë edhe në këtë rast.
Banjë me flluska – Një burrë mund ta befasojë gruan në minutën e fundit nëse vendos që bashkë më të, të bëjë një banjë me flluska. Kjo banjë është shumë relaksuese dhe ndoshta pjesa më e mirë që një burrë mund t’i dhurojë një gruaje për ditën e Shën Valëntinit. Gruaja do të kënaqet më këtë, aq më pak nëse në banjë vendosni trëndafila të kuq dhe çokollata, duke e bërë kështu natën edhe më romantike.