Çfarë duan djemtë për Shën Valentin
Çika, dita e Shën Valentinit gjendet në një qoshe të shtëpisë dhe ndoshta ju ende po vuani se si t’ia dhuroni një dhuratë që i dashuri juaj mos ta harrojë tërë jetën. Kjo është ajo pika e dobët e femrave pasi që prania e planetit Afërditë te femrat bën që personaliteti i femrave dhe i meshkujve të ndryshojë. Por, më poshtë ne do t’ju japim gjashtë këshilla se çfarë dhuratash i ka për dëshirë një mashkull.
Darka – Meshkujt zakonisht kanë dëshirë të hanë, sidomos nëse e dashura ia përgatit një darkë romantike. Ushqimi, vendi i rregulluar dhe në fund pjesa më e bukur e natës - pas bukës, seksi. Për këtë këshilloheni që të zgjoheni herët, të shikoni se cila është dieta e tij e preferuar. Në dollap mos harroni mbajeni një dhuratë, atë që ai preferon.
Dhuroni lule – A e keni ditur se shumë pak djem marrin lule nga vajzat – sepse gjithmonë thuhet se ata duhet të jenë personat që duhet dhuruar vajzave lule? Por, një buqetë mahnitëse do të bëjë që ai t’ju falënderohet dhe normalisht të mahnitet dhe të bjerë kokë e këmbë në dashuri me ju.
Çokollatat – Po, çunat i kanë shumë dëshirë çokollatat! Sikurse lulet, për ta dhurimi i një çokollate është shumë i mirë, aq më pak nëse ato i mbështillni me ndonjë lule në to. Një kuti e mbushur me çokollata do të bëjë ta bëni shumë për vete një mashkull.
Hulumtoni hobit e meshkujve – Virtualisht çdo mashkull ka një hobi të llojit të tij. Ju duhet të dini cili është ai. Kështu, nëse keni para, pse mos ta dërgoni te makinat që i ka qejf, apo ta dërgoni në ndeshjen e ekipit që atij i pëlqen, apo nëse nuk ka ndeshje skuadra e tij e tij e preferuar, pse mos të blini një fanellë me ekipin që ai e preferon. Kjo për të do të ishte një dhuratë speciale që nuk do t’ua harronte kurrë.
Kartolinat me zemra – Mos i dhuroni kurrë një mashkulli një kartolinë duke e shkuar “Të dua” dhe mandej të prisni se ai do t’ju kushtojë vëmendje. Pse mos të shkruani një kartolinë duke thënë fjalët e juaja, ashtu si ju i mendoni. Kjo në njëfarë mënyrë është me origjinale dhe mund t’ia marrë mashkullit më shpejt zemrën sesa ju e planifikoni.
Muzika si dhuratë – Meshkujt kanë ndjenja më të mëdha kur dëgjojnë muzikë. Për këtë hulumtoni për shijen e tij dhe bëjeni një CD me këngët e tij të preferuara. Kur uleni për darkë, dhurojani atë dhe normalisht ai do të preket. Për mashkullin, kjo gjë do të ishte një ëndërr dhe dhuratë e paharruar për të.