“Google” ndryshon pamje për 100-vjetorin e Pavarësisë

Fatkeqësisht, ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.
Nisma e të riut korcar që jeton në SHBA, Klajdi Hëna, duket se është pranuar nga drejtuesit e kompanisë Google, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se 1 miliardë vetë në ditë.
Thirrja e Klajdi Hënës për të nënshkruar një peticion ka marrë një mbështetje të madhe nga shqiptarë anembanë botës, ku numri i nënshkruarve i kishte kaluar 75 mijë veta. Që kërkesa të merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet të kishte të paktën 50 mijë vetë.
Kohët e fundit, Google ka patur një praktikë të vazhdueshme të ndryshimit të logove, për të respektuar data, evenimente, apo personazhe me ndikim në botë. /tch/