E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkovic: Shqiptarët dëshmuan idenë e “Shqipërisë së Madhe”

Shqiptarët në rajon në mënyrë mjaft provokuese kanë dëshmuar se edhe më tej ekziston ideja e “Shqipërisë së Madhe” – ka thënë deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic, duke u thirrur në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Këto ditë ata po e demonstrojnë këtë në mënyrë shumë provokuese, haptas dhe arrogante, madje e prezantojnë përpara bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ajo për Tanjug, transmeton telegrafi.

Politikania serbe ka thënë se një hapësirë e tërë – jugu u Serbisë, pjesë të Maqedonisë, Mali i Zi dhe Kosova – kanë qenë të mbuluar me flamuj kuqezi.

Trajkovic i ka këshilluar politikanët në Beograd që të përpiqen të bisedojnë me Malin e Zi, Maqedoninë dhe disa njerëz të caktuar në Kosovë, për krijimin e një platforme të përbashkët për të kundërshtuar, siç e ka quajtur, “projektin panshqiptar”.

Sipas saj, ndarja e Kosovës do të rezultonte me krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe atëherë “Serbia do të kufizohej me një shtet fundamentalist”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›