Incizimet e rralla në shqip vijnë në “Polifoni”

Me organizimin e fondacionit Ulysses, bashkë me Institutin e Studimit të Muzikës Popullore dhe Etnomuzikologjisë të Universitetit të Muzikës dhe Arteve të Interpretimit në Vjenë dhe me MTKRS, të dielën në Hotel Rogner, në Tiranë, është hapur Simpoziumi i II’të i Grupit Studimor për Muzikën Shumëzërëshe (që njihet si Polifonia).
Në kuadër të tij, në Tiranë është sjellë edhe një CD, me incizime të rralla shqip. CD’ja është realizuar nga studiuesi shqiptar, Ardian Ahmedaja (i cili punon në Institutin e Muzikës në Vjenë), me materiale të Arkivit Zanor të Berlinit.
Janë këto incizime të Paul Treger të vitit 1903 në Mirditë e Shkodër, si dhe incizime të vitit 1957 dhe të viteve të 90’a. Sipas studiuesit Ahmedaja, ka edhe shumë materiale të tjera, për botimin e të cilave do të nevojiteshin kolona të tëra, dhe të cilat kërkojnë një vëmendje më të madhe të e institucioneve shqiptare.
Ndryshe, për muzikën shumëzërëshe (polifoninë) në seminar do të flasin mbi 20 studiues nga shtete të ndryshme.