E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ky është (një) Front – Henry”, në Stacion

Red76 – Kolektivi Artistik Amerikan dhe Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë do të fillojnë më 16 maj, nga ora 20, diskutimin njëmujor mbi atë se si e njohim dhe angazhojmë fuqinë në jetë; që nga prindërit dhe dashnorët e deri te banditët dhe Shteti.

Projekti “Ky është (një) Front – Henry” është pjesë e programit smART power. Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në diskutimin e paraparë njëmujor është e hapur për të gjithë.

“Pajisjet për prodhimin e librave, për krijimin e librarisë për të gjitha llojet e fuqisë, si dhe furra e dheut, do të shërbejnë si vegla të prodhimit për kohën që do ta kalojmë së bashku”, thuhet, mes tjerash, në festën e publikuar nga Stacion.

Ndryshe, smARTpower është një nismë e zyrës së Departamentit të ShBA për Arsim dhe Kulturë, që administrohet nga Muzeu i Arteve në Bronx, me përkrahje të Robert Sterling Clark Foundation dhe Lori Schiff Chemla dhe të ALTOUR.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›