“Lëkura e qenit” botohet në gjuhën esperanto

Në muajin prill të këtij viti, një grup esperantistësh, mes të cilëve do të jetë edhe zonja Claude Naumont, nënkryetare e Organizatës Botërore të Esperantos, do të vijë për një vizitë në Shqipëri. Në programin e kësaj vizite do të kryhet edhe promovimi i romanit "Lëkura e qenit" të Kongolit në gjuhën esperanto.
Romani "Lëkura e qenit" është botuar për herë të parë në shqip në vitin 2003. Më pas u përkthye dhe u botua në disa gjuhë të huaja, mes të tjerash në frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, polonisht etj.
"Lëkura e qenit" i dha shkrimtarit Fatos Kongoli "Pendën e argjendtë" në vitin 2003. Ndërsa në qershor të vitit 2006 botimi në gjuhën gjermane i romanit "Lëkura e qenit" u përzgjodh si "Libri i muajit" nga librarët e Gjermanisë.