Jeton Budima në FEDEORA

cilave do të bëhet ndarja e shpërblimeve në festivale të ndryshme relevante, shqyrtimet kinematografike, ese kinematografike, botimi i raporteve dhe artikujve në FEDEORA online magazine, duke përfshi këtu edhe organizimin e konferencave me interes kinematografik.
Në Federatën e Kritikëve Europianë e Mediteranë të Filmit, momentalisht gjenden diku rreth dyzet ekspertë filmi nga të gjitha shtetet e Europës, Ballkanit dhe shteteve të Mediteranit. Në këtë mënyrë, regjisori Jeton Budima bëhet kosovari i parë, i cili anëtarësohet zyrtarisht në një organizëm të rëndësishëm kinematografik, duke fituar në këtë mënyrë të drejtën të paraqitet në festivale të ndryshme ndërkombëtare edhe në
rolin e atij, i cili vlerëson dhe shpërblen projektet kinematografike.