E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Letër Babait” në Amerikë

Filmi dokumentar "Pismo Ocu" (Letër Babait), i autorit të ri serb, Srdjan Keca, do të jepet si premierë në Full Frame Festival, që mbahet në prill në Daram, të Kalifornisë. Filmi është realizmi i vetëm ballkanik në festival.

Pjesë e pjesës garuese të edicionit të 15’të të Full Frame Festival, që mbahet prej 12 deri më 15 prill, do të jenë 57 filma dokumentarë nga e gjithë bota. Sipas portalit SEEcult.org, me filmin e tij Keca bënë njëlloj portreti të babait të tij, dhe hulumton përgjegjësinë individuale të njerëzve të zakonshëm të përfshirë në luftërat e ish-Jugosllavisë.

Duke u mundur që të kuptojë mënyrën që babi i tij e zgjodhi për të vdekur, Keca hulumton fotografitë harruara, letrat dhe video-xhirimet familjare, përmes të cilave kthehet në kohën e Jugosllavisë së viteve të 70’a, kur prindërit e tij kishin filluar lidhjen e tyre të dashurisë. Rrugëtimi nëpër vite ia zbulon të gjitha tmerret e luftërave të paradokohshme në Ballkan, të cilat vazhdojnë t’i mbajnë të ndarë shumë njerëz dhe familje.

Ndryshe, filmi "Pismo Ocu" është zgjedhur si filmi më i mirë i edicionit të fundit të Festivalit DokuFest, në Prizren, dhe ka pasur premierën e tij edhe në festivalin prestigjioz IDFA, në Amsterdam. Poashtu, filmi është nominuar edhe për çmimin Silver Eye, të Institutit për Filmin Dokumentar, si filmi më i mirë i metrazhit të mesëm i Evropës Lindore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›