E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga politika deri në erotikë

Autorëve shqiptarë sivjet në Leipzig u prinë Helena Kadare, e cila u shpall Autor e Vitit në Panairin e Librit Tirana 2011. Ajo më 17 mars prezantohet me librin “Një grua nga Tirana” (Eine Frau aus Tirana), i botuar në gjermanisht më 2009 nga shtëpia vjeneze Residenz.

Më 16 mars Kadare merr pjesë edhe në diskutimin për rolin e femrës në letërsinë e sotme shqipe, që udhëhiqet nga përkthyesja, Elvana Zaimi. Me të diskutojnë Lindita Arapi, docentja e letërsisë në Universitetin e Tiranës, Persida Asllani, dhe shkrimtarja e re kosovare, Blerina Rogova Gaxha.

Shqipëria përfaqësohet me gra edhe në diskutimin “Homo politicus – homo poeticus” (17 mars), ku dy docentet e Universitetit të Tiranës, Dhurata Shehri dhe Lili Sula do të bisedojnë me kolegë nga Bullgaria e Rumania.

Po atë pasdite, Agron Tufa, Ermir Nika dhe Romeo Çollaku do të njohin publikun me veçoritë e poetikës në shqip. Pak para mesnatës, në Natën Ballkanike, Shqipëria përfundon prezantimin me kuartetin e harqeve të TVSH’së, dhe me temën “Erotika në letërsinë shqipe”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›