Hitleri vërtet pati një djalë?
_813087.jpg)
Kur revista franceze 'Le Point' muajin e kaluar zbuloi se gjatë pushtimit të Francës, gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtarët gjermanë dërgonin zarfe me para në adresë të Charlotte Lobjoie, dashurisë sekrete të Hitlerit, dukej se të dhënat e mbështesnin historinë e Jean-Marie Loret, se ajo kishte një djalë me udhëheqësin e ardhshëm nazist.
Tani ndërkaq është shfaqur edhe ditari i një ushtari britanik të Luftës së Dytë Botërore, që mund të jetë një dëshmi shtesë për ekzistimin e një “djali të paligjshëm” të Hilerit. Derisa shërbente në Francë, ish-inxhinieri, Leonard Wilkes, nga Small Health (Birmingham), mbante ditar dhe shënime për takimin 'me gruan që pati një fëmijë me Hitlerin'.
Leonard Wilkes ishte ndër ushtarët e parë që depërtoi në plazhet e Normandisë, në qershor 1944.
"Sot është një ditë interesante. Vizitova shtëpinë ku qëndroi Hitleri gjatë luftës së kaluar. Takova gruan që pati një fëmijë me të, dhe ajo më tha se fëmija ishte djalë, dhe se tani po luftonte kundër gjermanëve", shkruante Wilkes në shtator 1944. Meqë ai nuk shkroi e as nuk foli më për këtë punë, ditari u zbulua tek pas vdekjes së tij.
"U shokova kur e lexova. Babai s'më foli kurrë për luftën. Derisa nuk vdiq, nuk e dija që ditari ekzistonte", deklaroi djali i tij, Alan.